Google ADS

Antonio Conte ka kërkuar nga Chelsea t’i transferojnë tre lojtarë në janar

09:24 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Antonio Conte ka paralajmëruar bordin e Chelsea se ky sezon do të përfundojë në zhgënjenim nëse nuk përforcohet skuadra në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri italian ka identifikuar tre lojtarë që ai dëshiron t’i nënshkruajë në muajin e janarit, raporton “Daily Mirror”, transmeton arbresh.info.

Chelsea kishe dështuar gjatë verës të bënte ndonjë transferim të madh, pasi ishin refuzuar nga Romelu Lukaku dhe Ross Barkley.

Conte në sezonin e tij të parë kishte shkëlqyer duke u shpalluar kampion, por këtë sezon ka hasur në vështirësi. Chelsea renditet në pozitën e tretë momentalisht në tabelën e Premierligës.

Ish trajneri i kombëtares së Italisë është dorëzuar në ‘luftën’ për titull, pasi Manchester City është 13 pikë larg ndjekësit më të afërm dhe shpresat për ndonjë trofe janë vetëm në Ligën e Kampionëve, ku do të përballen me Barcelonën në fazën e eliminimit direkt.

Afati kalimtar i janarit do të hapet javën e ardhshme dhe Conte është duke bërë presion te bordi i klubit londinez, që t’i sigurojë transferime.

Sipas “The Mirror” Conte i ka kërkuar Chelsea që të bëjë ofertë për mesfushorin francez të Monacos, Thomas Lemar, mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley dhe anësorin e Bayer Leverkusenit, Leon Bailey.

Lemar është lidhur edhe në të kaluarën me një transferim në Premierligë, ndërsa Bailey është duke u lidhur me një kalim te Arsenali si zëvendësues i Alexis Sanchez, i cili është afër transferimit në Manchester City.

Ndërsa Barkley, në këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë për Evertonin, për shkak të lëndimit por ishte afër transferimit te Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. /arbresh.info/

Të ngjashme