Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, nuk do ta konsiderojë shitjen e Andreas Christensen në janar, teksa është zbuluar se janë refuzuar disa oferta të Interit.
Mbrojtësi danez nuk po luan rregullisht në ekipin e Contes dhe ka menduar largimin nga Stamford Bridge, ku ofertat drejt tij nuk kanë munguar.
Por, Blutë e Londrës dhe trajneri italian nuk duan largimin e Christensenit nga skuadra.
Sipas mediumit italian, Calciomercato.com, kampioni aktual i Ligës Premier dhe Conte kanë hedhur poshtë dy oferta nga Interi për danezin shtatlartë.
Christensen u rikthye në skuadër këtë verë pasi kaloi si huazim dy vjet te skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach.
Megjithatë, mbrojtësi danez ka filluar vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është i pakënaqur.
Ndryshe, danezi ishte një objektiv për Interin edhe në verë, por Conte refuzoi të shesë Christensen pasi e sheh mbrojtësin si pjesë integrale të planeve të tij në Stamford Bridge.
Interi do të provojë përsëri pas Vitit të Ri, kur të hapet afati kalimtar dimëror, por mediumi thekson se Conte do të mbetet i palëkundur karshi ofertave.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...