Antonio Conte e dëshiron yllin e Bayern Munich në Stamford Brigde

22:18 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Chelsea është duke shprehur interesim për mesfushorin kilian të Bayern Munich, Arturo Vidal.

Vidal ishte transferuar te gjiganti bavarez në verën e vitit 2015 për shumën e 40 milionë euro.

Megjithatë, Vidal është lidhur me një largim të mundshëm nga Bayern Munich dhe Chelsea po mundohet ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Tekniku italian i Chelseat, Conte kishte punuar me Vidal edhe gjatë kohës kur ishin në Juventus dhe tashmë dëshirojnë të vazhdojnë ‘bashkëpunimin’ edhe tek Chelsea. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme