Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është nën presion të madh nga bordi i Chelseat për shkak të rezultateve të dobëta në këtë sezon.
Antonio Conte duhet të mësoj pak nga Jose Mourinho se si të sillet në këto situata, nëse dëshiron të ruajë vendin e punës në Stamford Bridge.
Këtë mendim e ka ish anëtari i Manchester United, Paul Ince, i cili thotë se trajneri italian është duke i lënë fajtor të gjithë për problemet tek Chelsea, përveq vetën jo.
Chelsea ka humbur dy ndeshjet e fundit ndaj Bournemouth dhe Watfordit dhe do të futet në një fazë tjetër, në të cilën do të takohet me dy gjigantët e Manchesterit dhe Barcelonën dy herë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Conte sfidoi bordin e Chelsea për ta shkarkuar pas humbjes turpëruese ndaj Watfordit 4 me 1, por Ince thotë se italiani duhet të kritikojë vetën dhe se mund të mësoj nga Mourinho.
“Argumentet që është duke i pasur Conte me bordin, duke iu treguar që ta shkarkojnë nëse nuk janë të lumtur me punën që është duke e bërë ai, do te ketë një efekt të madh në lojtarët, edhe nëse ai ka të drejtë apo nuk ka”, tha Ince për PaddyPower.
“Conte nuk do ta pëlqej këtë, por duhet të mësoj nga libra e Jose Mourinhos dhe të kthejë fokusin tek futbolli”, shtoi Ince.
Zemërimi i italianit u shfaq këtë sezon pasi nuk po arrin të ketë fuqi në politikën e transferimeve në klub.
Ince, po ashtu tha se Conte e ka ditur se në çfarë ka futur vetën kur ai është bashkuar klubit.
“Conte e ka bërë të çartë se nuk është i lumtur me transferimet që ka bërë klubi këtë sezon. Por, unë kam frikë së është kështu si është, top lojtarët gjithmonë do të shkojnë në top klube. Pse do të shkonin në Chelsea në vend se të shkojnë në United apo City”, përfundoi Ince.
Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës ishte përforcuar me Alvaro Morata nga Real Madridi, Timoue Bakayoko nga Monaco, Davide Zappacostta nga Torino, ndërsa në afat të janarit transferoi Oliver Giroud nga Arsenali dhe mbrojtësin brazilian të majtë nga Roma, Emerson Palmieri.
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror