Sipas raporteve në Itali, Antonio Conte është i interesuar për të zëvendësuar Jose Mourinhon si trajner në Manchester United.
49-vjeçari ishte shkarkuar nga Chelsea gjatë verës dhe është përmendur vazhdimisht për të marrë detyrën në Real Madridi pasi Julen Lopetegui u shkarkua mbrëmjen e së hënës, transmeton portali arbresh.info.
Por, Madridi e promovoi Santiago Solarin nga skuadra Castilla e tyre për të menaxhuar përkohësisht skuadrën e parë derisa bisedimet me Conten thuhet se janë bllokuar.
Conte kishte kërkuar nga Madridi për dy përforcime, ndërkohë që pas disfatës 5 me 1 ndaj Barcelonës të dielën, Sergio Ramos kishte paralajmëruar italianin se nuk do të jetë në gjendje për të pasur respekt të menjëhershëm nga lojtarët nëse emërohet si një zëvendësues i Lopeteguit.
Madridi është duke eksploruar për alternative të Contes dhe bazuar në ‘Gazzetta dello Sport’, presidenti i klubit Florentino Perez është duke konsideruar të sjellë Jose Mourinhon sërish në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Detyra e Mourinhos në Manchester United është e pasigurt pas fillimit të dobët të sezonit, megjithëse thirrjet për shkarkimin e portugezit janë shuar gjatë javëve të fundit.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton që Conte është në dijeni për interesimin e Madridit për të ri-punësuar Mourinhon dhe do të dëshironte të marr detyrën në United nëse 55-vjeçari vendos për rikthim në Spanjë.
Raporti shton gjithashtu se një tjetër arsye pse United është një opsion kaq atraktiv për Conten është mundësia për menaxhimin e Paul Pogbas sërish pasi kishte punuar me mesfushorin gjatë dy sezone të suksesshme në Juventus.
Conte është gjithashtu një admirues i madh i sulmuesit Alexis Sanchez, madje dëshironte të nënshkruante me të gjatë kohës së tij në Chelsea./arbresh.info/
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...