Antonio Conte dëshiron ribashkimin me mbrojtësin e Chelseas

10:56 | 9 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Inter është duke konsideruar mundësinë për të transferuar mbrojtësin e Chelseas, Marcos Alonso.

Alonso është në dyshime për të ardhmen e tij në “Stamford Bridge” dhe po shikon mundësitë për tu larguar në afatin dimëror, transmeton portali arbresh.info.

Sipas La Gazzetta dello Sport, spanjolli është në radarin e “Neurazurëve”, pasi Kwadwo Asamoah vazhdon të këtë probleme në gju.

Inter për momentin është lider në Seria A dhe po dëshiron të forcojë mbrojtjen me shpresën që të shpallet kampion i Italisë pas një kohe shumë të gjatë.

Chelsea mund ta shesë shumë lehtë Alonson pasi ka në klub Emerson Palmieri dhe Cesar Azpilicueta./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme