Chelsea është duke vazhduar interesimin për transferimin e mesfushorit anglez të Evertonit, Ross Barkley.
Kampionët anglez ishin shumë afër transferimit të tij gjata afatit kalimtar të verës por në fund mesfushori anglez vendosi të qëndrojë në Goodison Park.
Është kuptuar se reprezentuesi anglez kishte preferuar një transferim në Tottenham, pasi ai kishte besuar se do të kishte minutazhën më të madhe nën urdhërat e Maurico Pochettino.
Megjithatë, “The Daily Mail”, raporton se Chelsea nuk është duke u dorëzuar për nënshkrimin e Ross Barkley dhe kanë kontaktuar përsëri me mesfushorin.
Antonio Conte dëshiron të transferojë një mesfushor, për ta ndihmuar mesfushorin spanjoll, Cesc Fabbregas, në mefushën e gjigantit anglez.
Barkley, i cili ende është duke u rikuperuar nga lëndimi, i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni me klubin nga qyteti i Liverpoolit.
Vlen të theksojmë se trajneri argjentinas i Tottenham, javë më parë kishte konfirmuar interesim për yllin e Anglisë, Ross Barkley. /arbresh.info/
Kurti mirëpriti anëtarë të grupit “Miqtë Laburistë të ...
Vritet me një plumb në kokë biznesmeni në Tiranë
Kurti mirëpriti gjeneralin Wesley Clark, diskutuan përparimi...
Shtatzania e Sarës, Ledri: Një ditë para se ta merrnim vesh,...
Tjetër mbrojtës i Juventusit ka pësuar lëndim në ACL
Bledian Krasniqi tashmë zyrtarisht do ta përfaqësojë Kosovën