Në një intervistë për “Financial Times”, Alessandro Antonello ka folur për zërat e fundit që thonë se grupi Suning do të largohet nga Interi, duke përgënjeshtruar një largim të mundshëm të pronarëve kinezë:
“Jo, Jo! Aksionarët janë impenjuar në investime afatgjate në klub. E ardhmja e futbollit italian? Duhet të stimulohemi nga rritja e Premier League dhe të zvogëlojmë diferencën që kemi me ta”, ka thënë CEO i Korporatës zikaltër.
Drejtuesi zikaltër ka folur edhe për mundësitë që ka Serie A për të futur fonde të reja, siç ndodhi së fundmi me Atalantën, që u ble nga “Bain Capital”:
“Mund të jetë një rrugë për tu rritur, por nuk është e vetmja. Gjëja më e rëndësishme është që të kemi dikë që na mbështet në një drejtim të ri, që do të sjellë shumë përfitime për Serie A në të ardhmen”, ka përfunduar Antonello.
Banorët krijojnë një ‘top’ dhe luajnë në oborr, nuk mungojnë...
Rikthehet si titullar De Jong, kjo është 11-shja e Barçës pa...
Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10,8% e tyre jetojnë vetë...
Derbi i mbrëmjes në Champions League/ Inter dhe Arsenal publ...
Kamala Harris pranon rezultatin, uron Trump-in për fitoren n...
“Dogjën kartën e Vettingut”, Kica-Xhelili thotë ...