Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka thënë se i është bashkuar Barcelonës për të mësuar eksperiencën e stilit të ri të futbollit.
Barcelona e transferoi francezin gjatë afatit veror për 120 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka thënë se largimi nga Atletico nuk ishte për shkak të titujve, mirëpo për shkak të stilit të lojës.
“Nuk u largova nga Ateltico për të fituar Ligën e Kampionëve ose tituj tjerë. Erdha për të mësuar një tjetër stil të lojës”
“Atletico mund të fitojë La Liga dhe Ligën e Kampionëve, kanë skuadrën dhe trajnerin për të bërë atë gjë”
28-vjeçari këtë sezon në ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime për kampionin e Spanjës në 23 paraqitje në të gjitha garat.
Ndeshja e radhës për Barcelonën është kundër Espanyol./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...