Superylli i Atletico Madrid ka thyer rekord me golin e shënuar në ndeshjen e parë të xhiros së 1/8-së në Uefa Ligë të Kampionëve kundër skuadrës gjermane Bayer Leverkusen.
Sulmuesi Antoine Griezmann është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Atletico Madridit në kompeticionin madhështor në Evropë, shkruan portali arbresh.info.
Griezmann shënoi golin e 13 në Ligë të Kampionëve duke lënë pas Luis Aragonen me 12 gola.
Reprezentuesi francez i dyfishoi skuadrës së tij epërsinë në takimin si mysafirë në “BayArena” pas një kundërsulmi të shpejtë të krijuar nga Kevin Gameiro, i cili asistoi tek shënjestra e Manchester United./arbresh.info
28 Nëntori, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta fes...
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...