Antoine Greizmann befason të gjithë, transferohet të ky gjigant evropian

21:51 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ylli francez, Antoine Greizmann, është duke u kërkuar nga elita e klubeve evropiane.

Tashmë, ai po lidhet edhe me një kalim te Liverpooli, por këtë e ka komentuar gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague, i cili beson se Greizmann nuk do të transferohet në Anfield Road.

Sipas tij, Liverpooli duhet të bëhët një skuadër serioze që ‘lufton’ seriozisht për titullin e Premierligës Angleze, para se ata të tranferojnë lojtarë si Greizmann.

Superylli i Atletico Madridit, pritet që të bëhët me klub të ri në verën e ardhshme.

Balague është pyetur nëse Griezmann mund të transferohet në Anfield sezonin e ardhshëm.

“Greizmann është duke menduar shumë gjërëa”, tha ai për Sky Sports.

“Liverpooli duhet ta dëshmojë se mund të jetë kandidant serioz për titull të kampionit sërish, që të tërheq vëmendjen e lojtarëve si Greizmann. Nuk mendoj se Liverpooli është në radarin e Greimannit, në këto momente”, shtoi ai.

Balague beson se Liverpool duhet të bëhët kandidat serioz për titull nëse dëshiron të transferojë lojtarë si Greizmann

 

Greizmann në javët e fundit ka qenë në ballinat e gazetave spanjolle, pasi është raportuar se ai ka pasur mos marrëveshje me bordin e klubit.

Balague beson se sulmuesi ka mbajtur bisedime me bordin e klubit, pas barazimit pa gola në derbin ndaj Realit dhe se ajo bisedë ka rregulluar gjithçka.

“Është mbajtur një bisedë ndërmjet Griezmann dhe bordit të Atleticos, pas derbit me Reali, bisedë në të cilën ishte pyetur se a është i përkushtuar ndaj klubit. Atletico ishte i pa lumtur me komentet e Greizmannit rreth të ardhmes së tij dhe mënyra se si ka flirtuar me klubet tjera. Atij i ishte thënë të fokusohej në klub, por francezi ka kërkuar që ai të ketë një partner në sulm, sygjerim ky i plotësuar dhe tashmë të gjithë janë të lumtur”, përfundoi analisti njohur.

Greizmann dhe Atletico, të nesërmen do të përballen kundër Chelseat për të zhvilluar ndeshje e fundit të grupit C, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjigantët spanjoll duhet të të fitojnë dhe të shpresojnë në një dështim të Romës ndaj Qarabag, për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. /arbresh.info/

Të ngjashme