Trajneri i Chelseat, Antoine Conte mund të largohet nga klubi në ‘Stamfrod Bridge’ nëse yjet e skuadrës si Eden Hazard, Diego Costa ose Thibaut Courtois shiten gjatë verës.
Italiani ka pasur një sukses të madh në edicionin e tij debutues te skuadra në perëndim të Londrës dhe është rrugës drejt titullit në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, pavarësisht suksesit të Chelseat në fushë, 47-vjeçari besohet të jetë i pavendosur në jetën private pasi familja e tij ka qëndruar në Itali këtë sezon.
“Nëse më pyesni se a më mungon familja ime, sigurisht, unë do të thoja se po, ata më mungojnë”, pranoi Conte në fillim të këtij sezoni. “Nuk është lehtë të qëndrosh vetëm dhe të jetosh këtë eksperiencë në të njëjtën kohë edhe me familjen time në Itali”
Gjiganti në Serie A, Interi është i vendosur për të emëruar Conten si trajneri, megjithëse ai dëshiron të qëndroj në Chelsea derisa raportohet gjithashtu se lideri në Premierë Ligë mund të humb Costan, Courtoisin ose Hazardin.
Treshja janë duke u kërkuar për transferim në La Liga këtë verë dhe Conte dëshiron siguri nga presidenti i Chelseat, Roman Abramovich, që klubi mund të garoj në Ligë të Kampionëve nëse qëndron.
Conte nënshkroi marrëveshje tri vjeçare me “Blutë” kur u emërua trajner verën e kaluar dhe klubi është i përgatitur për t’i ofruar një kontratë luksoze që të siguroj qëndrimin në ‘Stamford Bridge’.
Megjithatë, italiani nuk dëshiron të vendos për të vazhduar qëndrimin në skuadër nëse ata do të kenë nevojë për rindërtim të skuadrës sezonin e ardhshëm kur “Blutë” do të garojnë sërish në Ligë të Kampionëve./arbresh.info
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...