Finalja e madhe e “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore” në Shqipëri, do të gjykohet nga një gjyqtar i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën evropiane.
Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e madhe e “Final 4” ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i këtij sezonin në kampionatin “Abissnet Superiore” do të drejtohet nga gjyqtar anglez, Anthony Taylor.
Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.
Gjyqtari 45-vjeçar i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit të lartë në Ligës Premier, Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe të tjera.
Anthony Taylor ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në Ligën e Evopës, Sevilla – Roma, ndeshjen finale të Kupës së Botës për klube FIFA në sezonin 2022/2023, mes Real Madrid dhe Al-Hilal, takimin final të i Ligës Kombeve të sezonit 2020/2021, Spanjë – Francë, dhe finalen e Superkupës së Evropës mes Bayern Munich dhe Sevilla.
👏 Anthony Taylor, një nga arbitrat më të mirë në botë, i cili ka drejtuar edhe disa finale në rang ndërkombëtar, do të gjykojë ndeshjen finale të Final 4 më 26 maj në “Air Albania”.
ℹ️ Më tepër, në 𝐟𝐬𝐡𝐟.𝐨𝐫𝐠https://t.co/WMx1wWK88g
— FSHF (@FSHForg) May 2, 2024
Gjyqtari anglez së fundmi drejtoi edhe takimin e parë të gjysmëfinales në Ligës e Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe PSG.
“Final 4” është risia e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...