Anthony Martial po kërkohet nga gjigantët gjerman

20:18 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Klubi bavarez kërkon të përforcohet në fazën e sulmit.

Gjigantët evropianë shtojnë interesimin për Anthony Martial.

Pas Juventusit dhe Tottenahmit, që kanë kohë që interesohen për futbollistin, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar gjatë këtij afati kalimtar nga Manchester United, pasi kërkon të aktivizohet më shumë, në garë është futur edhe Bayern Munich.

Klubi bavarez e konsideron 22-vjeçarin si pasuesin ideal të Frank Ribery e Arjen Robben, të cilët sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të mbyllin aventurën e tyre në kampionati gjerman.

Martial është transferuar në vitin 2015 nga Monaco tek United, por me ardhjen e Jose Mourinhos ai ka luajtur shumë pak me ekipin e “Djajve të Kuq”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme