Manchester United thuhet se ka vendosur kundër rrezikimit të sulmuesit Anthony Joshua për ndeshjen ndaj Paris Saint Germainit para takimit tjetër shumë të rëndësishëm në Premierë Ligë gjatë vikendit kundër Arsenalit.
“Djajtë e Kuq” aktualisht janë në disavantazh prej 2 me 0 kundër “Les Parisiens” pas pjesës së parë në xhiron e 1/8-ës në Ligë të Kampionëve dhe rikthimi duket shumë i vështirë për shkak të lëndimeve në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në The Mirror, trajneri i përkohshëm Ole Gunnar Solskjaeri nuk është i përgatitur për të rrezikuar gjendjen e Martialit mbrëmjen e së mërkurës duke marrë parasysh ndeshjen tjetër të rëndësishme tri ditë më vonë në ligë.
Martial pritet të jetë njëri nga 10 mungesave të tjera për ndeshjen në udhëtim në Paris, përfshirë edhe yjet si Paul Pogba, Nemanja Matic, Ander Herrera, Jesse Lingard, Juan Mata, Alexis Sanchez, Antonio Valencia, Matteo Darmian dhe Phil Jones që nuk janë në dispozicion.
Prej tyre, Pogba është i vetmi i suspenduar pas kartonit të kuq gjatë ndeshjes së parë në shtëpi kundër “Les Pariens”./arbresh.info/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...