Anthony Joshua është urdhëruar zyrtarisht nga Organizata Botërore e Boksit (WBO) që ta mbrojë titullin në këtë divizion kundër sfiduesit të radhës Oleksandr Usyk.
Boksieri britanik fitoi fundjavën e shkuar meçin ndaj Andy Ruiz Jr me vendim unanim 118-110, 118-110, 110-109 për t’i kthyer titujt në WBA, IBF dhe WBO, pasi i kishte humbur nga meksikani në New York.
Por pas fitores së tij të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite, presidenti i WBO ka deklaruar se Joshua duhet të ndeshjet me ukrainasin Usyk brenda 180 ditëve nga fitorja e së shtunës.
WBO konfirmoi: “Komiteti i Kampionatit Botëror (WBO) urdhëron palët që të fillojnë negociatat për ndeshjen e lartpërmendur të kampionatit që është e detyrueshme për peshat e rënda në WBO”.
“Ju lutemi që të negocioni brenda 30 ditëve nga marrja e kësaj letre për të arritur një marrëveshje”.
“Nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit kohor të përcaktuar këtu, do të merret një vendim tjetër në përputhje me rregulloret e WBO të garave të kampionatit botëror”, thuhet në njoftim.
Kjo do të thotë që Joshua do të duhet të përballet me në ndeshjen për ta mbrojtur titullin e WBO para 4 qershorit.
Nëse Joshua dorëzon rripin e tij, Usyk mund të përballet ose me Dereck Chisora ose Joseph Parker. /Telegrafi/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...