Anthony Joshua dëshiron një përballje të madhe bashkimi me Deontay Wilder në meçin e ardhshëm, por ka kërkuar nga Alexander Povetkin të pres deri në vitin 2019.
WBA ka kërkuar nga boksieri i lindur në Watford të filloj negociatat kundër sfiduesit të detyrueshëm 38-vjeçar – Alexander Povetkin, transmeton portali arbresh.info. Por, Joshua, i cili mban rripin WBO dhe IFB, dëshiron të përballet me kampionin në WBC, Wilder, në mënyrë që të bëhet personi i parë që mbanë të gjithë katër titujt.
“Do doja të përballem më para me Wilder, prandaj nëse Povetkin mund të pres deri në vitin 2019 do të ishte perfekte”, ka thënë Joshua. “Kjo është një çështje kur ju mbani më shumë se një rrip”
“Ju duhet të respektoni rregullat e secilit organ qeverisës. Disa njerëz do të preferonin që të ishte një rrip dhe një kampion i peshave të rënda. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke punuar tutje dhe pse kërkojmë ndeshjen me Wilder”
“Por, secili rrip vjen me eliminatorët dhe me kë ju duhet të luftoni tutje dhe Povetkin është njëri prej tyre”
“Shpresoj që ai mund të ketë durim, por nëse jo, unë nuk mendoj se duhet hequr dorë nga ky rrip, prandaj nëse duhet të luftoj kundër Povetkinit atëherë kështu do të ndodhë”
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...