Anthony Joshua ka zbuluar se një datë është rezervuar për meçin e tij të ardhshëm dhe është duke pritur që Deontay Wilder të pranojë sfidën.
Duke folur për emisionin ‘First Take’ në ‘ESPN’’, 29-vjeçari zbuloi që i ka bërë thirrje boksierit 33-vjeçarit të lindur në Albama dhe ka zbuluar se ai është i interesuar për të bërë realitet meçin e shumëpërfolur, transmeton portali arbresh.info.
“Problemi është që Wilder mund të thotë se unë nuk dua të luftojë”, ka thënë ai. “Ashtu siç e kam thënë, unë jam i gatshëm për të luftuar me Deontay Wilder më 13 prill në Londër. Pra, unë nuk e di se çfarë duhet të bëjë për të dërguar këtë mesazh përtej”
“Ai është më shumë i interesuar për të luftuar me Tyson Fury. Tyson Fury nuk ka ndonjë titull botëror”
“Më lejoni ta them këtë: Unë nuk mund të kontrolloj atë se çfarë thotë Deontay Wilder, unë nuk mund të kontrollojë atë se çfarë bënë Tyson Fury, madje as atë se çfarë thonë. Por, ajo që mund të kontrolloj unë është ajo që flas dhe ajo që bëjë”
“Jam siguruar me negociatat, kam rezervuar datën dhe vendin dhe jam duke bërë të qartë qëllimin tim para të gjithëve që na shikojnë: Unë jam i gatshëm të luftoj me këta djelmosha, veçanërisht me kampionin [në WBC] Deontay Wilder më 13 prill në Wembley. Çfarë mund të them më shumë?”
Wilder mbrojti titullin e tij në WBC kundër Furyt më 1 dhjetor./arbresh.info/
https://twitter.com/FirstTake/status/1073292078694707200
https://twitter.com/anthonyfjoshua/status/1073308395346821120
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...