Sipas Amir Khanit, Anothny Joshua ka “frikë” nga meçi kundër Deontay Wilder.
Kampioni për pesha të rënda ishte në bisedime gjatë verës, por negociatat mes tyre arritën në një pikë pa rezultat, transmeton portali arbresh.info.
Derisa promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, pretendoi se Wilderi dhe skuadra e tij nuk shfaqi prova të fondeve për ofertat që bënë, kampi i kundërshtarit pretendoi se Anthony Joshua hoqi dorë nga meçi.
Të dy kanë rekorde të frikshme, si Joshua ashtu edhe Wilder, por shkak se ata nuk janë ndalur nga asnjë rival me të cilin janë përballur.
Duke folur për ‘Express Sport’, kampioni për pesha të lehta Khan tha:
“Një gjë është e ditur rreth luftëtarëve. Meçi do të kishte ndodhur nëse [Joshua] nuk do të ishte i frikësuar nga ai”
“Ndoshta ai ishte pak i frikësuar nga ai, kjo është arsyeja pse meçi nuk ndodhi asnjëherë”
Pas ndërprerjes së negociatave, Wilder me shpejtësi arriti një marrëveshje me kampionin trashëgimtar Tyson Fury, kundër të cilit mbrojti rripin e tij vikendin e kaluar në Los Angeles duke u ndarë baras pas vendimit nga gjyqtarët./arbresh.info/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...