Anthony Joshua dhe Joseph Parker janë vënë për herë të parë përballë njëri-tjetrit, para meçit të paralajmëruar që do të zhvillohet në muajin mars.
Boksierët e peshave të rënda u takuan për herë të parë në hotelin Dorchester, ndërsa atmosfera vetëm sa ishte nxehur paraprakisht, meqë Parker dhe ekipi i tij kishin thënë se Joshua merrte steroide.
Madje kundërshtari i tij e kishte quajtur boksierin britanik “mbret të steroideve”, për këtë arsye 28-vjeçari kishte thënë se nuk do t’ia jepte dorën rivalit të tij.
Sidoqoftë, në fund Joshua dhe Parker dolën ballë përballë para kamerave dhe gazetarëve, dhe padyshim se sytë e tyre shprehnin shumë agresion.Të dielën është konfirmuar se Parker do të jetë kundërshtari i 21-të i Joshuas, përcjell Telegrafi.
Dueli ndërmjet të boksierit nga Anglia dhe atij nga Zelanda e Re, do të zhvillohet në Principality Stadium të Cardiffit më 31 mars.
Krahas titujve IBF, WBA dhe IBO të AJ, në garë është vënë edhe titulli WBO i Parkerit. /Telegrafi/
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...