Anthony Joshua dëshiron të ndeshet me Tyson Furyn dhe pranon se kjo është diçka të tifozët janë duke e kërkuar.
Pas super meçit të mundshëm ndaj Gypsy King, Anthony Joshua dëshiron gjithashtu që të rikthehet sërish në ring me Wladimir Klitschkon pas një periudhe të shkurtës nga meçi ndërmjet tyre, transmeton portali arbresh.info.
Joshua ndali Klitschkon në rundin e 11-të në një meç të jashtëzakonshëm para 90 mijë fansave në Wembley gjatë muajit prill. Por, pavarësisht fitores së tij shkatërruese ndaj Klitschkos, Fury vazhdon të mbetet në krye të listës së 27-vjeçarit.
“Në Britani të Madhe, Tyson Fury është i madh, do të ishte një meç interesant. Unë i dëgjojë ato çka thonë njerëzit dhe i dëgjojë gjithashtu ato që thonë boksierët që dëshirojnë të luftojnë me mua”, ka thënë Joshua për ‘Sky Sports’.
“Kam duruar, pasi mposhta Klitschkon unë shpresoja të jem në linjë për të luftuar me Furyn, por ai ka problemet e tij dhe unë kam qëndruar në rrugën time”
“Tani jam në një pozitë që mund të qëndroj, Tyson, kur ju të riktheheni dhe të jeni të gatshëm, është një luftë që njerëzit dëshirojnë ta shohin, kështu që ta provojmë dhe ta realizojmë atë që njerëzit dëshirojnë”
Përveç ndeshjes në të ardhmen ndaj Furyt, kampioni botëror anglez ka thënë se do dëshironte edhe një meç tjetër kundër Klitschkos./arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...