Një super meç do të zhvillohet mes Anthony Joshua dhe Francis Ngannou.Të dy boksierët do të përballen në Riad, Arabi Saudite, duke filluar nga ora 23:50, transmeton GazetaBlic Sport.
Ylli britanik është në një seri fitoresh me tre ndeshje, duke mposhtur Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin.
Sa i përket Ngannou, ish- kampioni i peshave të rënda të UFC- së përballet me ‘AJ’, pas një paraqitje fantastike që kishte ndaj Fury dhe kjo do të jetë vetëm lufta e tij e dytë në boksin profesionist.
Forbes raportoi se Joshua do të fitojë 50 milionë dollarë për këtë luftë dhe Ngannou pritet të fitojë rreth 20 milionë dollarë. Kjo nuk përfshin shitjet e PPV dhe shpërblimet shtesë të luftimit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...