Google ADS

Anthony Joshua e mbron titullin në këtë datë

13:55 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshat e rënda në kategorinë IBF dhe WBA më 28 tetor, në Kardif dhe përballë tij pritet të jetë bullgari Kubrat Pulev.

Ka qenë Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, ai që ka sqaruar gjithçka për sa i përket të ardhmes së boksierit britanik.

“Data është e konfirmuar, 28 tetor, për të cilën kemi kohë që punojmë. Edhe vendi gjithashtu, Kardifi. Javën e ardhshme do të japim edhe një njoftim zyrtar në lidhje me rivalin. Pulev është objektivi ynë kryesor për të patur përballë në ring, pasi është i pari në listën e IBF-së. Nëse nuk do të jetë Pulev, atëherë do të jetë një pas tij, Carlos Takam. Për sa i përket Ortiz, kemi arritur një marrëveshje me të”, tha Hearn.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme