Kosova i ka bërë ballë asaj të Kroacisë për 74 minuta në dy ditë, për t’u mposhtur në fund me rezultat minimal 1:0.
Ante Çaçiq pas ndeshjes për mediet kroate, ka thënë se e kishte shumë të vështirë ta përgatiste skuadër në një ndeshje që u zhvillua në dy kohë, e kundër një Kosovë mirë të organizuar në mbrojtje.
“Nuk ka qenë e lehtë, por tre pikët janë shumë të rëndësishme. Duhet të jemi të kënaqur, ndeshja u zhvillua në dy kohë, dhe ne nuk e dinim nëse do të luajmë sot. Për gjithë këtë, unë dua të falënderoj lojtarët e mi, sepse nuk ka qenë e lehtë të përgatitemi dy herë ndaj të njëjtit kundërshtar”, ka deklaruar Çaçiq.
Tutje trajneri kroat, ka vlerësuar organizimin e Kosovës në repartin defensivë, ku u mbajtën për 74 minuta.
“Kundërshtari ka luajtur shumë mirë në mbrojtje, kishin organizim brilliant në mbrojtje, por ne ia dolëm mirë. Nëse do të shënonim më herët, do ta kishim më të lehtë. Ne e merituam fitoren”.
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...