Ansu Fati synon rekordin 95 vjeçar

22:52 | 4 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Fati ka një synim në ndeshjen e ardhshme me Spanjën.

Ylli i skuadrës së Barcelonës, Ansu Fati, synon të vendos një rekord të ri në historinë e kombëtares së Spanjës.

Rekordi 95 vjeçar, mund të thyhet në ndeshjen kundër Ukrainës, nëse Fati gjen rrugën e golit, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi i Barcelonës do të bëhej lojtari më i ri në histori të Spanjës që dërgon topin në rrjetë.

Për ta thyer këtë rekord, sigurisht se Fati do të ketë nevojë edhe për minuta në dispozicion.

Ndeshja e radhës për Spanjën do të jetë kundër Ukrainës, të dielën. Mbetet të shihet nëse ky rekord do të thyhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme