Ansu Fati pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën

13:48 | 16 Shtator 2021
KRG

Agjenti Jorge Mendes do të  takohet me drejtuesit e Barcelonës për të diskutuar në lidhje me rinovimin e kontratës së talentit Ansu Fati.

Fati  në sezonin e kaluar ka qenë i lënduar dhe më shumë se gjysmën e sezonit e ka humbur pëshkak i lëndimit, shkruan arbresh.info.

18-vjeçari tashmë është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për klubin katalunas.

Fati ka kontratë të vlefshme me klubin deri në fund të vitit 2022, andaj prioriteti  i tanishëm i klubit spanjoll është ta blindojë atë me një marrëveshje të re.

Mediat spanjolle kanë raportuar se agjenti i yllit 18-vjeçarë, Jorge Mendes,  do të takohet me drejtuesit e Barcelonës sonte për të diskutuar rinovimin e kontratës.

Dëshira më e madhe e Ansu Fatit është të qëndrojë në Spanjë, andaj zyrtarizmi i rinovimit të kontratës pritet të lajmërohet së shpejti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme