Ansu Fati mungon ndeshjen në udhëtim ndaj Getafes

22:08 | 27 Shtator 2019
Arbresh Info

Barcelona do të jetë në mungesë të sulmuesit të talentuar Ansu Fati për ndeshjen në udhëtim ndaj Getafes si pasojë e një lëndimi në gju.

16-vjeçari ishte paraparë të startoj në këtë ndeshje për shkak të lëndimit të Lionel Messit, i cili mungon gjithashtu në këtë takim në udhëtim, transmeton portali arbresh.info.

Me gjasë tani Luis Suarez, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele, i cili sapo është rikuperuar nga lëndimi, do të startojnë në linjën frontale te skuadra e Ernesto Valverdes.

Fati ka shënuar dhe ka asistuar në ndeshjen e tij të parë për “Blaugranët” kundër Valencias të fituar 5 me 2 në fillim të këtij muaji dhe niveli i performancës së tij ka ngazëllyer të gjithë.

16-vjeçari tani duket se do të luaj edhe te skuadra U 17 e Spanjës muajin e ardhshëm në Kampionatin Botëror në Brazil pasi Federata e Futbollit të Spanjës ka siguruar se të gjitha proceduarat me letra janë finalizuar.

Kjo do të thotë se gjiganti katalunas do të jetë në mungesë të lojtarit deri në pjesë javë, gjë për të cilin klubi padyshim se nuk do të jetë i kënaqur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme