Jose Mourinho është i shqetësuar që portieri David de Gea mund të vendos për largim nga Manchester United që t’i bashkohet Juventusit falas.
Manchester United aktualisht është në bisedime me De Gean rreth kontratës së re për shkak se marrëveshja e tij aktuale me gjigantin anglez do të skadojë në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Klubi ka opsionin për të t’ia vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër, por në rast se ai dëshiron për të nënshkruar një kontratë të re afatgjate, Manchester United duhet të vendos gjithsesi nëse ata do të shesin reprezentuesin spanjoll verën e ardhshme ose të rrezikojnë për të humbur atë falas në vitin 2020.
Bazuar në një raport nga ‘The Times’, Jose Mourinho është i “shqetësuar” nga kjo situatë ndërkohë që Juventusi ka bërë të qartë interesimin e tyre në De Gean.
Drejtorët e Juventusit kanë parë madje De Gean nga afërsia kur ata mposhtën Manchester United në Old Trafford mbrëmjen e së martës në takimin e zhvilluar në kuadër të fazave të grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve.
Një burim brenda Manchester United i ka thënë gazetës së lartpërmendur:
“De Gea luajti kundër klubit të tij të ardhshëm të martën”
“Juventusi është një ekspert sa i përket marrëveshjeve inteligjente”
“Nëse United nuk e shet atë gjatë verës, Juventusi duhet të pres deri në fund të kontratës së tij”
Takimi i ardhshëm mes “Zonjës së Vjetër” dhe “Djajve të Kuq” zhvillohet më 7 nëntor në Torino./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...