Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka kritikuar UEFA-n për gjendjen e fushës në Rostov, para ndeshjes që Unitedi e zhvillon në kuadër të Ligës së Evropës.
Gjendja e fushës së stadiumit Olimp-2 ka shqetësuar Mourinhon derisa ekipi i Rostovit ka zhvilluar stërvitje në fushën ndihmëse për të mos dëmtuar fushën e stadiumit.
“Është e vështirë për mua që të besoj se do të luajmë në atë fushë, nëse mund të quhet e tillë dhe nuk e di se me çfarë ekipi do të luaj, sinqerisht”, ka thënë Mourinho në konferencën për media. “Nuk e di nëse Henrikh Mkhitaryan do të luajë. Nuk e di”.
“Tani më duhet të mendoj më shumë sepse prisja diçka më të mirë. Në një fushë të ngjashme do të luanim në Kinë dhe ne vendosëm që të mos luajmë, por duket se duhet të luajmë. Nuk e di [se çfarë do të bëjë Unitedi], unë njëmend nuk e di”.
“I thash një zotërisë së UEFA-s për shqetësimet e mia. Ai më tha se lojtarët janë të siguruar, pra çfarë ndodh me ta nuk është problem”.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...