Google ADS

Ankohet Bonucci: Gjyqtari ishte kundër Juventusit

11:30 | 8 Dhjetor 2019
L G

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është ankuar në referim në humbjen e parë të skuadrës së tij këtë sezon ndaj Lazios 3:1, duke e akuzuar gjyqtarin e ndeshjes për anim ndaj Lazios.

Juve ishte skuadra e vetme e pamposhtur në të gjitha garat në pesë ligat kryesore evropiane deri mbrëmë, kur Lazio e mundi në Stadio Olimpico.

Ndaj Juves u akordua një penallti dhe mbrojtësi anësor Juan Cuadrado u përjashtua nga loja për një faull të ashpër ndaj Manuel Lazzari si lojtari i fundit.

“Duhet ta lëmë gjithçka të qetësohet fillimisht, por kishte goxha gjëra që ishin kundër nesh. Ishte një pjesë e parë fantastike, ku dominuam ndaj Lazios, duke mos i lejuar asgjë. Pastaj shumë gjëra nuk ishin ashtu siç duhet për ne, gjithashtu edhe disa vendime të gjyqtarit ndikuan në rezultat”, tha Bonucci pas ndeshjes.

“Duhet të përmirësohemi dhe kjo është e qartë. Nuk mund të pësojmë gola në këtë mënyrë! Është bukur të krijosh dhe të luash një futboll të bukur, por gjithashtu na duhet të jemi cinik dhe në mbrojtje të jemi më të kujdesshëm. Motoja jonë është e qartë, që duhet të japim gjithçka në fushë!”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme