Google ADS

Ani pse me mungesa të lojtarëve, Dortmund e mposhtë Koln-in në shtëpi

17:48 | 30 Tetor 2021
Arbresh.info

Borussia Dortmund ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Koln me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 10-të në Bundesliga.

Milionerët në këtë ndeshje vinin pas shumë nga lojtarët kryesorë si Erling Haaland, Gio Reyna, Rafael Guerreiro, Mahmoud Dahoud e Emre Can.

Kjo bëri që Dortmund të mos kishte edhe aq shumë raste.

Por në rastin e parë serioz në pjesën e parë, ata gjen rrjetën, kur Jude Bellingham asistoi te Thorgan Hazard që shënoi për 1-0.

Klon u mundua të rikthehej në pjesën e dytë me dy raste të mira, por Anthony Modeste nuk ishte i saktë.

Në minutën e 64-të, Borussia Dortmund ngriti epërsinë në 2-0, pasi Julian Brandt asistoi te Sreffen Tigges që gjeti rrjetën./telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme