Google ADS

Anglisë i mungojnë dy yje në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës

12:24 | 16 Nëntor 2019
Arbresh Info

Anglia do të jetë në mungesë të dy yjeve për ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Kosovës.

“Tre Luanët” nuk mund të llogarisin në shërbimet e dyshes Jardon Henderson dhe Joe Gomez për ndeshjenn e fundit në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori i Liverpoolit mungon në këtë ndeshje për shkak të gripit, ndërsa Joe Gomez nuk luan si pasojë e një lëndimi të vogël në gju.

Sidoqoftë, trajneri Gareth Southgate ka mundësi të shumta për zëvendësimin e dyshjes meqenëse vjen në Kosovë me një skuadër të përbërë prej 23 lojtarëve.

Anglia luan për të mbyllur fazën e grupeve si lider, ndërsa Kosova synon t’i argëtojë “Dardanët” dhe gjithë popullin tonë meqenëse kualifikimi tashmë është matematikisht i pamundur nga grupi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme