Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e sontme kualifikuese për Evropianin “Gjermania 2024”.
Kryesfida është luajtur në “Wembley” mes Anglisë dhe Italisë, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit C.
“Tre Luanët” me përmbysje mposhtën Italinë, me rezultat 3-1, në një sfidë mjaft interesante.
Italianët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Scammaca (15’), derisa Kane (32’) nga penalltia barazoi shifrat në 1-1, kurse për avantazhin e anglezëve u përkujdes Rashford (57’), derisa Kane (61’), i dha goditjen e nokautit skuadrës së Spallettit, duke shënuar golin e tretë për Anglinë, e cila tani kryeson grupin me 16 pikë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin në EURO 2024, tri më shumë së Ukraina, derisa Italia renditet e treta me 10 pikë të tubuara.
Në Grupin G, kryesojnë Hungaria dhe Serbia me nga 13 pikë. Hungarezët sonte barazuan në udhëtim te Lituania (2-2), derisa Serbia mundi Malin e Zi (3-1).
Ndërkaq, Grupin H e kryesojnë Sllovenia dhe Danimarka që kanë nga 19 pikë dhe tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Evropianin e ardhshëm. Sllovenia mundi në udhëtim Irlandën (01), derisa danezët s’gabuan në duel me San Marino (1-2)./rtk
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër