Anglia ka arritur të mposhtë me rezultat tronditës 4 me 0 skuadrën kombëtare të Bullgarisë.
“Tre Luanët” kanë siguruar tri pikë të plota duke rimarr kreun nga Kosova në grupin A në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Harry Kane finalizoi hat-trick (24′, 49′, 73′) duke shënuar dy herë nga penaltia dhe golin e epërsisë, ndërsa goli tjetër u realizua nga Raheem Sterling pas asistimit nga Kane.
Anglia tani ka nëntë pikë, një më shumë se Kosova në pozitën e dytë dhe tri më shumë se Republika e Çekisë e ndjekur nga Bullgaria me vetëm dy pikë dhe Mali i Zi në fund me pikë të ngjashme.
Kosova është rivali i ardhshëm i Anglisë dhe ndeshje zhvillohet tri ditë më vonë./arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...