Anglia shënon golin e epërsisë në “Fadil Vokrri”

18:35 | 17 Nëntor 2019
Arbresh Info

Anglia ka kaluar në epërsi në ndeshjen si mysafirë në Prishtinë.

“Tre Luanët” kanë gjetur golin e epërsisë pas 32 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së fundit në fazën e grupeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Gareth Southgate realizoi për 0 me 1 me anë të mesfushorit Harry Winks.

Oxlade Chamberlain ishte asitues te goli nga mesfushori i Tottenham Hotspurit.

Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë ndeshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme