Anglia shënon edhe dy gola të shpejtë në “Fadil Vokrri”

19:40 | 17 Nëntor 2019
Arbresh Info

Anglia ka trefishuar epërsinë në ndeshjen si mysafirë kundër Kosovës mbrëmjen e sotme (e diele).

“Tre Luanët” janë duke udhëhequr tani me rezultat 0 me 3 në takimin kundër djelmoshave të Bernard Challandes në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Pas goli nga Harry Winks në minutën e 32′ të pjesës së parë, mysafirët shënuan për 0 me 2 në minutën e 79′.

Ishte Harry Kane që dërgoi topin në rrjetën e portierit Aro Muric.

Katër minuta më vonë realizoi edhe Marcus Rashford, i cili u inkuadrua gjatë pjesë së dytë

Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme