Anglia ka arritur të shënoj fitore duke mposhtur Finlandën me rezultat 1-3, në kuadër të Ligës së Kombeve pas asaj humbje tri ditë më parë nga Greqia.
Gjithçka nisi mirë për anglezët kur realizuan përmes Jack Grealish, në minutën e 18-të, shkruan Arbresh.info.
Më këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold shënoi për 2-0, në minutën e 74-të.
Kurse dhjetë minuta më vonë, Declan Rice i dha vulën fitores së “Tre Luanëve”, duke realizuar për 3-0.
Deri në fund, Finlanda shënoi golin e nderit në minutën e 87-të, me anë të Hoskonen.
Pas kësaj fitore Anglia ndodhet në pozitën e dytë me nëntë pikë, kurse Finlanda është e fundit pa pikë./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola