Anglia është një nga pretendentet kryesore për të fituar Euro 2024 në verën e ardhshme në Gjermani. Tre Luanët kanë një grup të shkëlqyer futbollistësh në përbërje dhe me Gareth Southgate kanë besim se do të bëjnë një hap më shumë se në Euro 2021.
Trajneri, i cili udhëheq përfaqësuesen angleze që prej vitit 2016, kur zëvëndësoi Sam Allardyce për shkak të skandalit të përgjimit, gëzon një rekord pozitiv në turnetë madhorë me Anglinë.
Me shumë mundësi turneu i fundit në të cilin Southgate do të drejtojë Anglinë do të jetë Europiani i Gjermanisë, me 53-vjeçarin që ka mundësinë t’i japë fund pritjes 58-vjeçare të britanikëve për një trofe.
Anglia ka arritur një gjysmëfinale, një finale dhe një çerekfinale me Southgate në tre turne madhorë, por kritikat mbi 53-vjeçarin bien mbi mënyrën se si kanë ardhur humbjet ndaj Kroacisë, Italisë dhe Francës në fazën e fundit të këtyre turneve.
Për t’u përgatitur sa më mirë për Euro 2024, Anglia ka programuar për të zhvilluar dy miqësore luksi në muajin mars ndaj Brazilit dhe Belgjikës. “Tre Luanët” siguruan vendin e tyre në Euro 2024 me dy ndeshje të mbetura me fitoren 3-1 ndaj Italisë në Tetor.
Jo më kot, skuadra e Southgate ka menduar të luajë dy ndeshje të nivelit të lartë në Mars, siç janë sfidat ndaj Brazilit dhe Belgjikës, që renditen dhe në pesë kombëtaret më të mira të botës sipas FIFA-s, për t’u përgatitur për nivelin dhe intensitetin e lartë që i pret në Europian.
Anglia do të presë 5-herë kampionët e botës të Brazilit më 23 Mars, përpara se të luajnë dhe ndaj Belgjikës së Domenico Tedescos më 26 mars, që është një tjetër përfaqësuese që ka potencial të jashtëzakonshëm për të dalë triumfuese në Gjermani 2024./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...