Anglia ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen kundër Kosovës më 17 nëntor.
“Tre Luanët” kishin një skuadër prej 23 lojtarëve në fushën e skuadrës angleze Watford FC mëngjesin e sotëm (e shtunë) para se të nisen për në Prishtinë vonë gjatë ditës së sotme, shkruan portali arbresh.info.
Ata ka konfirmuar me anë të rrjete sociale se kanë përfunduar stërvitjet për këtë ndeshje.
https://twitter.com/England/status/1195659490529546241
Anglia tashmë ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 dhe luan kundër djelmoshave të Bernard Challandes vetëm për të përfunduar si lider i Grupit A.
“Dardanët” nuk mund të kalojnë në pozitën e dytë por shpresojnë në rezultat pozitiv për t’i arkëtuar të gjithë të pranishmit dhe popullin shqiptar.
Ndeshja e nesërme mes dy skuadrave fillon në ora 18:00.
Kujtojmë se dyshja Jordan Hederson dhe Joe Gomez nuk do të jetë në dispozicion për trajnerin Gareth Southgate./arbresh.info/
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar