Google ADS

Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në Ligën A

20:20 | 17 Nëntor 2024
E.G

Anglia ka shënuar një fitore të thellë 5-0 ndaj Republikës së Irlandës në ndeshjen e fundit të Grupit B2 të Ligës së Kombeve të UEFA-s, duke siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën A.

Pjesa e parë ka qenë e qetë dhe pa shumë raste, pasi formacioni i trajnerit Heimir Hallgrímsson ia ka bërë të vështirë Anglisë të gjente hapësira për sulm. Ky dyzet e pesë minutësh ka përfunduar pa asnjë goditje në portë, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Megjithatë, Anglia ka shpërthyer në pjesën e dytë. Vetëm gjashtë minuta pas rifillimit, një pasim i saktë i Harry Kane e ka gjetur Jude Bellingham brenda zonës, i cili është penguar nga Liam Scales. Përveç penalltisë që Kane e ka shndërruar në gol, Irlanda është ndëshkuar edhe me një karton të kuq pasi Scales e ka marrë kartonin e dytë të verdhë.

Pas këtij momenti, Anglia ka vazhduar me dominimin e saj. Anthony Gordon ka realizuar pas një gabimi në mbrojtje nga Cullen dhe Collins, ndërsa Conor Gallagher ka shënuar pas një asistimi të Marc Guehi. Jarrod Bowen e ka gjetur golin vetëm tre sekonda pas hyrjes së tij në fushë, duke përfunduar me saktësi pas një pasimi nga Bellingham. Seria e golave është mbyllur me debutuesin Taylor Harwood-Bellis, i cili ka shënuar me kokë pas një harkimi nga Bellingham./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme