Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ukrainës në çerekfinale të Euro 2020, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Tre Luanët janë treguar larg më të mirë dhe bindës sesa ukrainasit në takimin e zhvilluar në Olimpico të Romës, ku morën edhe një fitore të madhe.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Anglisë, ku përveç rasteve të krijuara, arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e katërt dhe ishte Harry Kane, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Raheem Sterling.
Në pjesën e dytë, ekipi i Gareth Southgate hyri më furishëm dhe ishte shumë më i kompletuar duke shënuar edhe tri gola tjerë.
Dy golat e parë erdhën brenda pesë minutave me anë të Harry Maguire (46’), i cili shënoi me kokë për 2-0, ndërsa Kane (50’) shënoi për 3-0, ku në të dy rastet asistues ishte mbrojtësi Luke Shaw.
Anglia nuk i ndali rastet dhe sulmet me këto dy gola, pasi vazhdoi të krijoi derisa gjeti edhe golin e katërt.
Ishte mesfushori i inkuadruar në pjesën e dytë, Jordan Henderson (63’), i cili shënoi me kokë për 4-0 pas asistimit të Mason Mount.
Deri në fund të ndeshjes, Southgate bëri shumë ndryshime duke mos rrezikuar titullarët, ndërsa edhe pse rastet nuk munguan, rrjetat nuk u tunden më dhe Anglia fitoi me rezultat 4-0.
Pas kësaj fitore, Anglia siguron kalimin në gjysmëfinalen e Euro 2020, ku do të përballet me Danimarkën, e cila mposhti 2-0 Çekinë. /Telegrafi/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...