Google ADS

Anglia me ndryshime të mëdha përballë Kolumbisë

19:10 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Trajneri i kombëtares së Anglisë Gareth Southgate ka bërë nëntë ndryshime në ekipin e tij në të 16-ën e finales me Kolumbinë.

Tre Luanët janë duke kërkuar fitoren në këtë nivel për herë të parë që nga 2006, ku do të përballen me Los Cafeteros në Stadiumi Spartak, transmeton portali arbresh.info.

Southgate është kritikuar shumë për vendimin për të pushuar shumicën e ekipit të parë për lojën e fundit të Grupit G me Belgjikën që u zhvillua javën e shkuar, një lojë të cilën e humbën falë super-golit të Adnan Januzaj.

Ekipi kundër Kolumbisë: Pickford, Trippier, Walker, Stones, Maguire, Young, Henderson, Alli, Lingard, Sterling, Kane.

Kjo ndeshje do të zhvillohet  sonte me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme