Google ADS

Anglia i shënon edhe golin e tretë Bullgarisë

19:22 | 7 Shtator 2019
Arbresh Info

Anglia ka arritur të krijojë një epërsi të lartë kundër Bullgarisë.

“Tre Luanët” janë duke udhëhequr me rezultat të thellë 3 me 0 në ndeshjen si nikoqir kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Pas dy golave nga Harry Kane, një në minutën e 24′ dhe tjetrën nga pika e bardhë në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit Gareth Southgate ka gjetur sërish portën ndaj rivalit të sotëm (e shtunë).

Ishte Raheem Sterling që shënoi për 3 me 0 derisa po zhvillohej minuta e 55′.

Dyshja duken të jenë në formë të lartë para ndeshjes tri ditë më vonë kundër Kosovës./arbresh.info/


Shikoni më poshtë tri golat e Anglisë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme