Anglia fiton me rezultat të thellë kundër Shqipërisë

22:39 | 12 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Anglia ka fituar me rezultat 5-0 kundër Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme kundër për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Golin e parë, anglezët e shënuan qysh në minutën e 9-të përmes Harry Maguire, ndërsa në 20 minutat e parë gjërat nuk shkuan aspak mirë për kuqezinjët.

Kjo pasi përveç golit, atyre iu desh të bënin edhe dy zëvendësime të detyrueshme për shkak të lëndimeve.

Keidi Bare u zëvendësua me Qazim Laçin në minutën e 12-të dhe Marash Kumbulla u zëvendësua me Kastriot Dermakun në minututën e 17-të.

Gjatë kësaj pjese u shënuan edhe katër gola tjerë.

Karry Kane shënoi në minutën e 18-të, 33-të dhe 45-të duke kompletuar hat-trickun, ndërsa Jordan Henderson shënoi në minutën e 28-të.

Kurse në pjesën e dytë të ndeshjes, përkundër rasteve që krijuan “Tre Luanët” nuk pati ndryshim rezultati.

Kështu, pas kësaj humbje, merrë fund edhe ëndrra e botërorit për Shqipërinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme