Anglia është 24 herë më e vlefshme se Kosova

17:54 | 10 Shtator 2019
Arbresh Info

Kosova do të përballet mbrëmjen e sotme (e martë) si mysafirë kundër Anglisë.

Ndeshja e shumëpritur për “Dardanët” do të luhet në stadiumin St. Mary’ në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Padyshim se skuadra nikoqire është favorite në çdo aspekt dhe nëse krahasojmë gjithashtu vlerën e lojtarëve të të dy skuadrave kombëtare, dallim është jashtëzakonisht i madh.

“Tre Luanët” vlejnë në përgjithësi 1.1 miliard euro, ndërsa kombëtarja jonë vlenë vetëm 42 milionë euro.

Kjo i bie se rivali i sotëm i Kosovës është thuajse 24 herë më i vlefshëm (23.8 saktësisht).

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu njoftoj në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme