Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në grup

22:44 | 14 Nëntor 2024
D.H

Anglia ka fituar bindshëm me rezultat 0-3 ndaj Greqisë, duke iu “hakmarrë” për atë humbjen e hidhur muajin e kaluar në “Wembley Stadium”.

Edhe pse janë pa shumë lojtarë kryesorë në skuadër, “Tre Luanët” zhvilluan një super paraqitje, shkruan Arbresh.info.

Pas shtatë minutash, Ëatkins realizoi golin e parë pas një asistimi nga Noni Madueke.

Kurse goli i dytë erdhi në minutën e 78-të, pas një devijimi nga futbollisti grek Vlachodimos, i cili shënoi në portën e tij.

Ndërsa pesë minuta më vonë, Curtis Jones e vulosi fitoren me rezultat 0-3.

Pas pesë ndeshjeve në grupin 2 të Ligës B të Kombeve, Anglia prinë me 12 pikë aq sa ka edhe Greqia mirëpo në ndeshjen direkt, “Tre Luanët” janë më të mirë.

Ndeshjen e radhës, “Tre Luanët” e luajnë ndaj Irlandës në shtëpi, kurse grekët udhëtojnë në Finlandë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme