Anglia befason Spanjën, i shënon dy gola

21:19 | 15 Tetor 2018
Arbresh Info

Anglia ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen si mysafirë kundër Spanjës.

“Tre Luanët” kanë befasuar skuadrën spanjolle në takimin mbrëmjen e sotme (e hënë) në kuadër të xhiros së katërt në UEFA Ligë të Kombeve, shkruan portali arbresh.info.

Raheem Sterling realizoi fillimisht për 1 me 0 pas asistimit nga Marcus Rashford, i cili realizoi golin e dytë për 2 me 0 vetëm 15 minuta më vonë.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Benito Villamarin.

Anglisë i duhen gjithsesi tri pikë në mënyrë për të mbajtur shpresat e gjalla për të vazhduar tutje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme