Google ADS

Anglia barazon gjithçka, autogol nga Kjaer pak sekonda pasi Sterling humbi një mundësi të artë

21:55 | 7 Korrik 2021
KRG

Anglia e ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Danimarkës “Wembley”.

Në minutën e 39-të, pas një kundërsulmi të Anglisë, Simon Kjaer aksidentalisht e shtyu topin në portën e tij, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Ky gol erdhi pak sekonda pasi Raheem Sterling humbi një mundësi të artë.

Për Danimarkën ka shënuar talenti i Sampdorias, Mikkel Damsgaard. Ai realizoi shënoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë./GE/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme