Angli – Danimarkë, ky është lojtar i ndeshjes

00:11 | 8 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Anglia arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Uembli”, duke siguruar për herë të parë në histori, një biletë për në finalen e Kampionatit Europian.

Goli i Harry Kane në minutën e 104-të i dhuroi fitoren “3 Luanëve”, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Fillimisht gjuajtja nga pika e bardhë e penalltisë, u ndal nga portieri Shmajkëll, teksa kapiteni i Anglisë, ndoqni mjaft mirë aksionin dhe me tentativën e dytë e dërgoi topin në rrjetë.

Edhe pse portieri i Danimarkës Shmajkëll, i magjepsi të gjithë me pritjet spektakolare, në fund UEFA vendosi t’i dorëzonte trofeun e lojtarit të ndeshjes, sulmuesit Harry Kane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme