Angel Di Maria shënoi një supergol sonte

23:11 | 26 Shkurt 2019
Arbresh Info

Angel Di Maria duket të jetë në super formë te Paris Saint Germaini aktualisht dhe sonte (e martë) ka shënuar madje një supergol kundër Dijonit.

Argjentinasi realizoi dy herë brenda ndeshjes, por goli i parë ishte vërtetë i veçantë dhe padyshim se tifozët e Manchester United do të jenë të shqetësuar për këtë para ndeshjes kundër tyre javën e ardhshme, shkruan portali arbresh.info.

Di Maria shkëlqeu te PSG-ja në fitoren 2 me 0 në Old Trafford në takimin e parë dhe nëse vazhdon duke prodhuar performanca si kjo, “Djajtë e Kuq” vështirë se mund të markojnë ish lojtarin e tyre në ndeshjen tjetër.

Është vërtetë dëshpëruese për të kujtuar se 31-vjeçari nuk ka arritur të bëjë diçka të ngjashme gjatë sezonit të tij dëshpërues si një lojtar i United.

Supergolin e tij mund ta shikoni duke klikuar këtu ose më poshtë./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme